GOAL: Juventusi ia ofron Barcelonës Cristiano Ronaldon

HomeSport

GOAL: Juventusi ia ofron Barcelonës Cristiano Ronaldon

Cristiano RonaldoSado e pabesueshme mund të duket në fillim, futbolli i sotëm na tregon që mos të besojmë shumëçka, sepse edhe në atë që jemi më se të sigurt që nuk ndodh, ndodhë.Ka qenë tabloidi “GOAL” që ditën e sotme ka lëshuar “bombën” e merkatos, duke konfirmuar se Juventusi ia ka ofruar Barcelonës Cristiano Ronaldon, përcjell Gazeta Lajmi.

Portugezi ka qenë shpeshherë temë e diskutimit në futbollin italian, pasi siç thuhet, ai ndikonte në prishjen e raporteve brenda zhveshtoreve “bardhë e zi”.

Lojtarët ankoheshin për shkak të trajtimit prej princi që ai e kishte nga trajneri dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.
Tashmë u bënë dy vite që prej largimit nga Real Madridi, andaj një kalim në “Camp Nou” nuk është larg mendjes se mund të bëhet realitet.Eliminimi nga Liga e Kampionëve, mbase mund të jetë një tjetër pikë shtesë që Juve të heqë dorë nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0