Glauk Konjufca e Agim Veliu përplasen live në emision

HomeAktualitet

Glauk Konjufca e Agim Veliu përplasen live në emision

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se çështja e ratifikimit të demarkacionit me Serbinë do të jetë problematike nëse kryetar i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari i LDK’së, njeri që sipas Konjufcës është njeri i afërt i Agim Veliut, shkruan Express.

Për anëtarin e VV’së do të jetë shumë keq për Kosovën në rast se Rudari do të jetë në krye të Podujevës në momentin kur të vjen momenti për rregullimin e kufirit me Serbinë në pjesën e zonës së Llapit.

“Këto zgjedhje në Podujevë janë të rëndësishme në nivel nacional, jo veç për Podujevë. Konsideroj që qashtu qysh na ka ardhë demarkacioni me Malin e Zi, ka me na ardhë demarkacionin me Serbinë. Për nja dy tri vjet mundet me na ardhë demarkacioni me Serbinë. Krejt ai brezi i Llapit kufizohet me Serbi. Konsideroj që Shpejtim Bulliqi na nevojitet, jo veç Podujevës, po Kosovës në përgjithësi, me qenë kryetar i Llapit edhe nga ky nivel nacional. Kjo është më e rëndësishme se çdo punë e Komunës. Konsideroj që janë të rëndësisë nacionale. Nëse e kemi shpejtim Bulliqin është tjetër tregim, nëse e kemi Nexhmiun që është eksponent i Agim Veliut, e kur të vjen puna e demkarkacionit, kur të vjen me e rreh pyka-pykën, mozo ma keq për neve nëse është një kryetar me vegza të Agim Veliut. Mozo ma keq për neve, jo për Llapin, po për krejt Kosovën është keq”, ka thënë Konjufca, raporton Gazeta Express.

Pas këtyre deklaratave të Konjufcës ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili i ka shënuar mesazh përmes telefonit drejtuesit të emisionit DPT te Fidani, dhe ka thënë se deklaratat e Konjufcës nuk janë të vërteta.

“Krejt Llapi e din që po gënjen Glauk Konjufca”, ka thënë Agim Veliu./Express/

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1255934411452125&ref=watch_permalink

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0