Gjobitësh nëse nuk ke maskë, një gjë e tillë nuk vlen edhe për këta policë

HomeAktualitet

Gjobitësh nëse nuk ke maskë, një gjë e tillë nuk vlen edhe për këta policë

Situata me pandeminë në Kosovë është shumë serioze, ndërsa po bëhet thirrje vazhdimisht të respektohen masat antiCovid, siç janë vendosja e maskave dhe respektimi i distancës, por diçka e tillë nuk po respektohet as nga disa ruajtës të rendit.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim të masave antiCovid nga ruajtësit e rendit, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë fotografuar nga qytetarët në Pejë, të cilët janë parë rrugëve të këtij qyteti pa maska.

Sipas njërit nga qytetarët, i cili ka dërguar fotografinë në KosovaPress, të njëjtit i ndalin qytetarët dhe i shkruajnë gjoba për mos bartje të maskës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0