Në Gjermani, edhe këtë fundjavë u organizuan protesta kundër masave kufizuese prej pandemisë, që disa qytetarë i konsiderojnë jokushtetuese.
Qytetet gjermane janë organizuar në tubime kundër masave kufizuese që qeveria po aplikon me arsyen e pandemisë Covid-19.
Edhe pse më të pakët në numër krahasuar me fundjavën e kaluar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimeve në Berlin, Shtutgart dhe Mynih.
Në veri, në qytetin e Hamburgut, policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmat ndërsa në jug, në landin e Bavarisë, shirat e dendur dhe stuhitë bënë që të anulohen rreth 60 protesta të ndryshme
COMMENTS