Gjendja shëndetësore e punëtorit i cili ra nga kati i gjashtë, T7 raporton nga vendngjarja

HomeAktualitet

Gjendja shëndetësore e punëtorit i cili ra nga kati i gjashtë, T7 raporton nga vendngjarja

38-vjeçari nga Mitrovica e Jugut ra nga ashensori që bart material ndërtimor, po trajtohet në QKUK.

Objekti aktualisht është krejt i zbrazët.

Por, zakonisht këtu në objektin që gjendet në Mitrovicën e Jugut, punojnë dhjetëra punëtorë të ndërtimtarisë.

Mes tyre edhe 38 vjeçari me inicialet E.G.

I njëjti, gjatë së enjtes përfundoi i lë nduar rëndë, kur ashensori që dërgon material në katin e gjashtë, u këput.

Kolegët e tij të punës, pavarësisht se nuk u deklaruan para kamerës, thanë se shoku i tyre i kishte humbur ndjenjat dhe se gjendja e tij ishte e rëndë.

Në ato momente, atij iu shkaktua edhe gjakderdhje.

Nga këtu ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Destan Caka ka thënë se 38 vjecari është në gjendje kome.

Televizioni ka kontaktuar me familjarët e vik timës por këta të fundit nuk kanë pranuar të deklarohen.

Kurse, policia e Kosovës që ishte e pranishme në vendin e ngjarjes, ndërpreu çfarëdo lloj aktiviteti në objekt duke vendosur shiritat e sigurisë.

Nga Policia Rajonale e Mitrovicës së Jugut kanë konfirmuar rastin dhe kanë thënë se janë në proces të hetimeve për rrethanat e ngjarjes.

Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur nëse është intervistuar përgjegjësi i kompanisë ndërtuese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0