Gjendet 15 vjecari nga Drenasi, i zhdukur për më shumë se 1 javë

HomeAktualitet

Gjendet 15 vjecari nga Drenasi, i zhdukur për më shumë se 1 javë

Shkelzim Zekaj, 15-vjeçar nga Komuna e Drenasit i zhdukur që nga data 4 korrik, është gjetur sot.

Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti- zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit , për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjetur. I njëti është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0