Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi, dyshohet se janë të shqiptarëve të vr arë gjatë lu ftës

HomeAktualitet

Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi, dyshohet se janë të shqiptarëve të vr arë gjatë lu ftës

Nga gërmimet në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi është hasur në mbetje mortore, ku po dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të v rarë gjatë lu ftës së fundit në Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njesisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdu kur, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara. “Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri jave të fundit. Po ashtu si Delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0