Gëzim Kelmendi për qëndrimet e qeverisë në lidhje me konfliktin në Izrael: Kosova ma katolike se papa

HomeAktualitet

Gëzim Kelmendi për qëndrimet e qeverisë në lidhje me konfliktin në Izrael: Kosova ma katolike se papa

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar Qeverinë Kurti që ka mbrojtur Izraelin në konfliktin me izraelitëve dhe palestinezëve, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai ka thënë se qeveria në vend se të thërras për paqe në Izrael ka bërë thirrje për regjim.

Andaj sipas tij, si një vend me shumicë myslimane me këto qëndrime, Kosova duket më “katolik se papa”.

“Në vend se të kërkoj paqe qeveria ka bërë thirrje për vazhdim të regjimit, siç thonë qytetarët, Kosova ma katolik se papa. Besimtarët mysliman e sollën në pushtet, ndërsa dje qeveria e Albin Kurti doli kundër myslimanëve për shtypjen e popullit palestinez”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Kelmendi ka komentuar edhe protestën e organizuar në Prishtinë në mbrojtje të palestinezëve.

Ai ka thënë se kanë qenë vetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe votues të këtij subjekti që kanë votuar dhe kanë kundërshtuar Kurtin.

“Ne nuk e përkrahim asnjë protestë. Përbërja e protestës, pjesa dërmuese kanë qenë deputetë të Vetëvendosjes e përkrahës të Vetëvendosjes. Ata kanë kundërshtuar kryeministrin që e kanë zgjedhur vet”, ka shtuar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0