Gent Cakaj në krahrorin e Vlora Çitakut

HomeAktualitet

Gent Cakaj në krahrorin e Vlora Çitakut

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj janë takuar pas një vizite që ky i fundit kishte në Uashington.

Që të dy kanë publikuar foto nga takimi i tyre i përbashkët, derisa Vlora Çitaku ka falënderuar Gent Cakajn për gjithçka që po bën, shkruan Gazeta lajmi.

“Përqafimi për të cilin kisha nevojë sot! Faleminderit @CakajGent për gjithçka po bën!”, ka shkruar Çitaku përbri fotos së publikuar.

The hug I needed today! Thank you @CakajGent for everything you do!

Posted by Vlora Citaku on Thursday, June 25, 2020

Këtë foto para pak çastesh e ka shpërndarë në Instagram edhe ministri Cakaj. “Me Vlorën e Kosovës në Uashington!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Cakaj dje njoftoi se në Washington ka takuar përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, Brock Bierman.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0