Gent Cakaj ka një lajm shumë të mirë për shqiptarët

HomeAktualitet

Gent Cakaj ka një lajm shumë të mirë për shqiptarët

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Genc Cakaj, vazhdimisht ka qenë aktiv për të mbrojtur e përkrahur shqiptarët anë e kënd.

Ndërsa tani ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë pas shpërndarjes falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Cakaj ka thënë përmes një statusi në Facebook se shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për pranin e këtij Këshilli.

“Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë”, ka shkruar Cakaj.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës 😊🇦🇱… Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të…

Posted by Gent Cakaj on Thursday, September 17, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0