Gënjeu se është e sëmurë nga kanceri, arsyeja do të i’u shokojë (FOTO)

HomeAktualitet

Gënjeu se është e sëmurë nga kanceri, arsyeja do të i’u shokojë (FOTO)

Kanceri është ndër sëmundjet më të rënda, që po merr shumë jetë.
Ndër të tjera, kostoja e shpenzimeve për trajtimin e kësaj sëmundje është shumë e lartë, e ҫdo ditë e më shumë shohim raste të cilat kanë nevojë për ndihmë financiare, të cilën jo rrallëherë edhe e marrin.

E këtë gjë e ka shfrytëzuar për të keq një grua nga Australia.
Ajo është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve duke mashtruar se vuan nga kanceri.
Lucy Ëieland përdori rrjetet sociale për të treguar disa dokumente të rreme të trajtimit të kancerit të vezoreve. Ajo hapi një llogari në “GoFundMe” për të kërkuar ndihmë financiare pasi nuk përballonte koston e lartë të trajtimeve.

Mashtrimi i 27-vjeçares u zbulua nga një person që do të dhuronte para.

Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica. Nuk është e qartë se kush është pranë saj në foto dhe nëse dikush e ka ndihmuar për të kryer këtë mashtrim.
Dënimi i saj do të jepet në dhjetor pasi po zhvillohen ende hetime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0