Geci tregon tre emrat që do t’i votonte në listën e PDK’së

HomeAktualitet

Geci tregon tre emrat që do t’i votonte në listën e PDK’së

Anëtari i LDK’së, Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, ka treguar se kënd do ta votonte brenda listës së PDK’së, shkruan Express.
Geci ka zgjedhur për të votuar nënkryetarin e PDK’së, Uran Ismailin, sepse sipas Gecit, Ismaili kishte punuar mirë gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë.

Pastaj ka zgjedhur Hysen Berishën, kjo per shkak se Geci thotë që ushtarakët duhet ta përkrahin njëri-tjetrin pa marrë parasysh situatën.
Personi i tretë dhe i fundit të cilin Geci do ta votonte është Fadil Beka, kjo për shkak se sipas tij, Beka është një mjek i mirë.
“Uran Ismailin. Hysen Berishën. Fadil Bekën”, ka potencuar Geci./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0