Gazmend Syla sërish publikon dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

HomeAktualitet

Gazmend Syla sërish publikon dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla po vazhdon të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe në Kosovë.
Postimi i plotë:

Kur krimi fshehet, z. Vuqiç! Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë. 81 motra e vëllezër tonë, që pasi u ekzekutuan, u mohuan nga varrimi dinjitoz dhe u shëtitën nëpër vendvarrime të ndryshme. Pse ndodhi kjo bartje? Pse të lëvizen mbetjet mortore nga një vend në tjetrin? Çfarë fsheh Serbia? Pse ishin kaç mizorë me të gjallët por edhe me të vdekurit tonë? Janë shumë “pse” – ja? Për shkak të pamjeve të tmerrshme, jam i detyruar që të mos publikoj të gjitha faqet e dokumenteve. Sot, po ndaj me ju, disa nga dokumentet që në fakt janë “raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, të kryera nga organet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pak para largimit të tyre nga Kosova.

Kur krimi fshehet, z. Vuçiq! Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje…

Posted by Gazmend Syla on Sunday, October 11, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0