‘Gazetaret jane zagare qe shiten per ni kaçik, kqyrni gazetaret serbe qysh e mbeshtesin Vuçiçin…’

HomeAktualitet

‘Gazetaret jane zagare qe shiten per ni kaçik, kqyrni gazetaret serbe qysh e mbeshtesin Vuçiçin…’

Pas një akuze të rëndë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit Berat Buzhala.

Shkrimi i plotë:
‘Ramushi: Gazetaret jane zagare qe shiten per ni kaçik, kqyrni gazetaret serbe qysh e mbeshtesin Vuçiçin….

Po e nisi prej kesaj te fundit. E vertete, Vuçiçi ia ka qr mediave ne Serbi, e ka mbyte gazetarine, kurse vete eshte shnderru ne Kryeredaktor te pergjithshem. Serbia, pas Bjellorusise, eshte vendi qe nuk kish guxu me u ilustru prej kerkujt si shembull per te mire.

Gazetaret ne Kosove nuk jane zagare. Nuk jane ma te miret ne bote, por jane shume me te mire se sa politikanet. Gazetaret ne Kosove nuk e kane udheheq vendin asnje sekond, nuk jane kane as kryeministra e as presidenta e as ministra. Zagare dhe laro jane ata qe me menyren e qeverisjes se tyne e kane lane popullin ne mjerim.

Shiten per nje kaçik?

Dikush shitet per nje kaçik, dikush per nje homologim, dikush per nje terminal, dikush per nje Z Mobile. Shitja per nje kaçik eshte shitje e lire dhe banale, por dami qe i vjen shtetit prej homologimave, z-mobilave, testeve per Covid, jane shumefish me te demshme per popullin.

Kurre nuk e kam perjashtu mundesine qe edhe na gabojme, por gabimet tone jane benine ne krahasim me gabimet e politikaneve.

Paramendojeni me te akuzu tjeret qe je shite te Dulla, i cili asnje kafe nuk ta qet, se po get s’ka. Ne avion une jam kane i ulun ne karrige me te mire se Kryeministri i Kosoves.’

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0