Gaxherri: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Rexhep Selimi s’janë UÇK

HomeAktualitet

Gaxherri: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Rexhep Selimi s’janë UÇK

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri sonte në një debat televiziv ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është duke u gjykuar nga Specialja, ndonëse në aktakuzë etiketohet si ‘’Ndërmarrje e Organizuar Kriminale’’.

‘’ Nuk është duke u gjyku UÇK. Ne nuk mund të dijmë se cka vendoset pastaj nga Prokuroria. UCK nuk është 10 veta. Ata katër nuk janë UCK’’, thotë Gaxherri.

Për deklaratën e Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes, se LDK përmendet 13 herë në aktakuzë të Speciales, Gaxherri thotë:

‘’Konjufca nuk duhet të përzihet në punën e gjykatave. VV dijnë me drejtu gishtin këtu ndaj LDK’së, transmeton Periskopi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0