Coronavirusi ka shperthyer, por kosovarët nuk i ndalin dasmat

HomeAktualitet

Coronavirusi ka shperthyer, por kosovarët nuk i ndalin dasmat

Ka tri ditë që numri i të infektuarve në Kosovë ka tejkaluar shifrën 200, derisa numri total i të vdekurve ka shkuar në 97.

Shifrat alarmante të ditëve të fundit nuk po i shqetësojnë kosovarët, të cilët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga dasmat, përkundër se Qeveria ka marrë vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona, shkruan GazetaLajmi.

Një organizim i tillë ka ndodhur edhe sot në Pejë. Në një video të siguruar nga Reporteri shihet se numri i të ftuarve është i madh, derisa nuk respektohen as masat.

Organizime të tilla ka pasur shumë ditëve të fundit, gjersa po shqyrtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

https://video.gjirafa.com/video-1594475427-mp4

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0