Gastronomët protestojnë para Qeverisë: Me vendimet e juaja na keni vënë ne çelësin

HomeAktualitet

Gastronomët protestojnë para Qeverisë: Me vendimet e juaja na keni vënë ne çelësin

Gastronomët kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie për kufizimin e orarit të punës.Ata shpalosën kërkesat e tyre, ndërsa kërkuan nga deputetët të kalojnë buxhetin për të ndihmuar bizneset.“Sot jemi të sëmurë ekonomikisht dhe sot paguajmë taksa, diçka nuk po shkon, sot është aksion po ja japim çelësin tonë, se ju me vendimet e juaja na e keni qit neve çelësin, po presim përkrahje për atë që na kemi investu që 20 vjet, edhe ne kemi familje edhe ne kemi prindër nuk duam që ta çojmë virusin në shtëpi.

Nëse keni dyshime për rolin e gastronomisë në shoqëri, po ju themi që kur ne s’jemi mirë nuk janë mirë edhe biznese tjera.Ju bëj thirrje qeverisë, kaloni buxhetin tregoni veten sepse është koha e fundit me i ndihmu bizneset. Kërkesa është subvencion i pagave, mbulim i qirasë, riprogramim i kredive dhe ulje e TVSH’së edhe për sallat e dasmat e diskotekat kërkojmë rimbursim financiar, nëse nuk reagoni sot një javë jemi prap këtu, ju nuk po jepni përgjegjësi morale”, kanë thënë nga Shoqata e Gastronomisë gjatë protestës para mediave.Gastronomët në shenjë simbolike kanë filluar t’i dorëzojnë çelësat e lokaleve para qeverisë.

Ata vazhdimisht po bëjnë thirrje se janë në prag të falimentimit dhe se po punojnë me vetëm 20 për qind të kapaciteteve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0