Gashi: Në kohën e Albin Kurtit, ShBA ndërpreu furnizimin me ar matime për Kosovën

HomeAktualitet

Gashi: Në kohën e Albin Kurtit, ShBA ndërpreu furnizimin me ar matime për Kosovën

Arben Gashi nga LDK në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur për disa ditë rresht në Kosovë derisa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti.

Sipas tij, qëndrimi i Albin Kurtit solli sanksione të njëpasnjëshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Masat që janë marrë ndaj Kosovës: E dini se çfarë ka ndodhur me skandalin për bllokimin e njohjes nga Xhamajka. Çka ndodhi që njohja nga Xhamajka shkoi deri në Uashington, e deri në Prishtinë u zhduk”, tha fillimisht Gashi.
Tutje ai ka përmendur edhe sanksionet e tjera që sipas tij i janë vendosur Kosovës.

“Në ditët pasuese, prej skandalit të Xhamajkës, Kosovës i janë blloku fondet e mileniumit, 200 milionë dollarë. Pas kësaj, Kosovës i janë bllokuar fondet dhe e drejta për të blerë armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën tjetër, Ushtrisë së Kosovës i janë bllokuar të gjitha trajnimet në institucionet e NATO-së dhe Ushtrisë amerikane”, thotë Gashi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0