Ganimete Musliu friksohet nga virusi, i vendos dy maska

HomeAktualitet

Ganimete Musliu friksohet nga virusi, i vendos dy maska

Të mobilizuar me maska dhe mjete mbrojtëse janë parë sot deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi mbajtja e maskave është bërë obligative në kuadër të masave të reja të Qeverisë.

Mirëpo, disa deputetë janë parë më të mobilizuar se të tjerët.

Konkretisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është mobilizuar duke vendosur dy maska në seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo fillimisht është parë me një maskë, por më pas duket të ketë vendosur edhe një tjetër sipër saj.

Kujtojmë se aktualisht janë prekur nga Coronavirusi disa deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0