Fshati i bukur italian shet shtëpi për 1euro e 11 cent, ka një kusht për ata që duan të blejnë!

HomeSociale

Fshati i bukur italian shet shtëpi për 1euro e 11 cent, ka një kusht për ata që duan të blejnë!

Tregtia turistike në Itali ka marrë një goditje të madhe, kjo pasi që pandemia covid19 shkaktoi dëme të shumta.

Një fshat i mrekullueshëm i vogël italian i pa prekur me Covid-19, ka nxjerrë në shitje prona të shumta, pasi autoritetet lokale po përpiqen të rigjenerojnë zonat e braktisura dhe të lëna pas dore, transmeton GazetaLajmi.

Cinquefrondi, është një fshat në rajonin e Kalabrisë, që ndodhet rreth 70 kilometra në jug-perëndim të Catanzaro dhe rreth 50 kilometra në veri-perëndim të Reggio Calabria.
Thuhet se fshati ka nevojë për renovim, mirëpo çmimet janë tejet të ulta për tu bërë me pronë në këtë pjesë të Italisë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Krerët e komunës kanë vënë kusht që nëse blerësi nuk i përfundon rinovimet e tyre brenda tre viteve, ata mund të jenë përgjegjës për një gjobë prej 20,000 euro.

Kryebashkiaku Michele Conia i tha CNN-it: “Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë thelbësore e [Misionit] të Operacionit Bukuri që kam filluar për të rikuperuar pjesë të degraduara, të humbura të qytetit”.

Aksioni është ndërmarrë pas pandemisë së koronavirusit, i cili ka penguar fshatrat dhe qytetet e vogla në të gjithë Italinë, duke parë që çmimet e pronave janë në rënie dhe tregtia turistike merr një goditje të madhe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0