Frika nga ajo që ndodhi në Washington DC – Bundestagu gjerman forcon sigurinë

HomeAktualitet

Frika nga ajo që ndodhi në Washington DC – Bundestagu gjerman forcon sigurinë

Dhoma e ulët e parlamentit gjerman – Bundestagu, dëshiron ta forcojë sigurinë e saj pas trazirave në Kongresin Amerikan të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Kjo mundësi po konsiderohet sepse aktivistët kundër mbajtjes së maskës u përpoqën të hynin në ndërtesë në fund të gushtit.
Kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schauble, deklaroi sot se ai dëshiron të diskutojë sigurinë e parlamentit me oficerët e sigurisë të grupeve parlamentare dhe me autoritetet e qytetit të Berlinit dhe Ministrinë e Brendshme.

Të shtunën, në Washington, mbështetësit militantë të presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump u sulën në Kongres dhe më pas katër njerëz u vranë dhe pjesa e brendshme e ndërtesës u dëmtua pjesërisht.“Ne tashmë kemi kërkuar një raport nga Ambasada Gjermane në Washington se si mund të ketë pasur aso ngjarje të dhunshme brenda Capitol Hill”, shtoi Schaeuble.

Bundestagu, i vendosur në zemër të Berlinit, ishte skena e një përpjekjeje për inkursion të kundërshtarëve të masave epidemiologjike më 29 gusht të vitit të kaluar, por policia arriti t’i parandalonte ato.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0