Franca nuk humbet kohë, nxjerr dekretin e ri për maskat!

HomeBota

Franca nuk humbet kohë, nxjerr dekretin e ri për maskat!

Në Francë, maska do të jetë e detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura të hapura për publikun duke nisur nga “java tjetër”. Këtë vendim e mori kryeministri Jean Castex pasi u konsultua edhe me inspektorët e shëndetit publik dhe Ministrinë mbi gjendjen e kurbës epidemike në vend.

Dekreti që detyron përdorimin e maskës të detyrueshëm në vende të mbyllura (të hapura për publikun) do të hyjë në fuqi “javën tjetër”, pra më herët sesa parashikohej fillimisht nga Presidenti Emmanuel Macron, tha Kryeministri, Jean Castex, gjatë një fjalimi para Senatitë të Parisit.

“Prisnim hyrjen në fuqi të këtyre dispozitave në 1 gusht”, kujtoi ai, duke shtuar: “Kam kuptuar se ky afat mund të duket se do të arrijë vonë (…) dekreti do të hyjë në fuqi javën tjetër”.

Kryeministri francez Jean Castex parashikon për vitin 2020 “reçesionin më të keq” që nga krijimi i financave publike të Francës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0