Fotoja zemërthyese nga Bejruti, derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet

HomeSociale

Fotoja zemërthyese nga Bejruti, derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesë të mëdha të Beirutit të martën pasdite, dëmi, për fat të keq, do të vazhdojë të shtohet – si ai material ashtu edhe njerëzor.

Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, dhe një prej tyre është Spitali Roum. Pikërisht në departamentin gjinekologjisë dhe obstetrikës, u shkrep një nga fotografitë më tronditëse, e cila përshkruan gjallërisht dëshpërimin, trishtimin, pafuqinë dhe gjithë tragjedinë nëpër të cilin po kalon metropoli libanez, transmeton GazetaLajmi.

Përkatësisht, fotografi Bilal Jawich fotografoi një infermiere të re duke mbajtur tre bebe të porsalindura në krahë, të rrethuara me rrënoja, gota të thyer, ndërsa përpiqej të bënte një një lidhje telefonike dhe të dërgonte një apel për ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët.

16 سنة من التصوير الصحفي والكثير من الحروب. استطيع ان اقول لم أرى كالذي رأيته اليوم في منطقة الاشرفية, وخصوصا امام…

Posted by Bilal Marie Jawich on Tuesday, August 4, 2020

I njëjti spital, i cili funksionon që nga viti 1902 dhe kujdeset për të paktën 350,000 pacientë në vit, tani, pas një katastrofe të pashembullt që goditi Bejrutin, po vuan tmerrësisht, por ata nuk po heqin dorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0