Foto historike: Gëzimi i plakut pas hyrjes së trupave të NATO-s

HomeSociale

Foto historike: Gëzimi i plakut pas hyrjes së trupave të NATO-s

Sot mbushen plot 21 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, ku iu dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Dita e Çlirimit të Kosovës shënoi kthesën më të madhe në histori.Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Më 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it, nga 39 kombe të ndryshme të botës, të cilat i rikthyen kosovarëve shpresën.

Kjo ditë padyshim që u shoqërua me foto të paharrueshme të cilat do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë.E tillë është edhe ajo e Shaban Belës, një i moshuar nga Kaçaniku i ishte gëzuar tej mase ditës së çlirimit të Kosovës, ditë kjo që e kishte ëndërruar kaherë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0