Fond rekord për post-pandeminë, BE shpërndan miliarda euro

HomeAktualitet

Fond rekord për post-pandeminë, BE shpërndan miliarda euro

Udhëheqësit evropianë arritën një marrëveshje mbi Fondin e Rimëkëmbjes dhe Buxhetin e BE-së 2021-2027 në fund të një bisedimi rekord që zgjati katër ditë dhe katër netë, në samitin më të gjatë në historinë e Bashkimit Evropian.

“Një ditë historike për Evropën”, sipas protagonistëve. Fondi ka një buxhet prej 750 miliardë euro, nga të cilat 390 miliardë në subvencione. Buxheti është caktuar në 1.074 miliardë. “Me 209 miliardë Italia ka përmirësuar ndërhyrjen në favor të saj në krahasim me propozimin origjinal të Presidentit von der Leyen”, tha kryeministri Conte, duke shtuar se ndërtimi i një grupi punues për reformat është përparësia, “sepse do të duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0