Florim Ejupi tregon nëse ishte paguar për ta vr arë Xhavit Halitin

HomeAktualitet

Florim Ejupi tregon nëse ishte paguar për ta vr arë Xhavit Halitin

I burgosuri Shkumbin Mehmeti kishte akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi se kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vr asjen e Xhavit Halitit, por që plani kishte ngecur.

Këtyre akuzave në “Debat Plus” iu është përgjigjur Florim Ejupi.
“Asgjë nuk është e vërtet. Pse ta vrasë Xhavit Halitin. Ai është njeri i ndershëm. Unë nuk e kuptoj se Xhaviti është bazuar me këto deklarata”, ka deklaruar Florim Kelmendi në RTV Dukagjini.

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lu fta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si su lm ter rorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u su lmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Nga ajo bo mbë, u vr anë 12 civilë serbë dhe u pla gosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.
Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njëjti u lirua në mungesë të provave.

Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vitesh që kishte qëndruar në qeli.
Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0