Flet Madeleine Albright: Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time

HomeAktualitet

Flet Madeleine Albright: Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time

Madeleine Albright: Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time

Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), ka folur për ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright dhe çfarë mendon ajo për Kosovën

I ftuar në emision “Oksygen” në Klan Kosova, Shehu duke folur për shumë çështje ai ka përmendur edhe ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright e cila ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës.
Shehu ka punuar ngushtë me Madeleine Albrigh dhe komunikon me të rregullisht, ndërsa tregon për letrën që ka pranuar nga ajo.

Ai ka thënë se në një letër që ka pranuar nga Albright, ajo shkruan se kur e pyesin së çfarë e bënë krenare në tërë karrierën e saj, ajo thotë Kosova.
“Kur më pyesin njerëzit se çfarë më bën krenare në tërë karrierën time, unë them Kosova”, shkruan në letrën e Madeleine K. Albrigh dërguar drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Arianit Shehut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0