Flasin nga Policia e Gjilanit për ngjarjen e rëndë në minierën e Artanës

HomeAktualitet

Flasin nga Policia e Gjilanit për ngjarjen e rëndë në minierën e Artanës

Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë gjatë shembjes së dheut në minierën e Artanës.Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për informacione shtesë rreth kësaj ngjarjeje.Hashani ka konfirmuar vetëm se janë dy shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe se disa minuta më vonë do të dalin me një komunikatë zyrtare.

“Për momentin jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes, njësitë relevante janë informuar dhe po merren me ngjarjen” ka thënë shkurt Hashani.Ndërkohë u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar se deri tani kanë ndërruar jetë dy persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0