Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e pandemisë

HomeAktualitet

Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e pandemisë

Fizikanti amerikan, Yaneer Bar-Yam, ka marrë shtetin e Kosovës si një shembull të mirë të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.Shembullin e tij e ka shpërndarë në Facebook ushtruesi i detyrës së Minsitrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Ksoovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë nëj storie suksesi”, ka thënë ai në Twitter.

“Por edhe në Kosovë, njerëzit duhet që të vazhdojnë t’iu binden masava të qeverisë. Masat duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të evitohet një rritje e madhe e infeksioneve që mund të jetë më e keqe se vala e parë. Kujdesi i madh në këtë kohë fiton garën!”, përfundon ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0