Fillon përqarja në qeverin Hoti, një ministër del pro reciprocitetit

HomeAktualitet

Fillon përqarja në qeverin Hoti, një ministër del pro reciprocitetit

Qeveria e Avdullah Hotit e ka hequr masën e reciprocitetit si një nga vendimet e para të saj, por një ministër i kësaj qeverie mendon se ky veprim është i gabuar.Blerim Kuçi që është ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar në emisionin “Speciale” se më mirë është të ketë reciprocitet në raport me Serbinë.“Për mua është më mirë me reciprocitet. Për mua dhe për partinë time është më mirë me reciprocitet. Por kjo është qeveria Hoti”, ka pohuar Kuçi, duke u shprehur kështu ndryshe nga sa mendon kreu i tij në qeveri.

Ai është pyetur për bashkëpunimin qeveritar që partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka me Lidhjen Demokratik të Kosovës.
Ka thënë se qeverisja ka filluar mirë dhe po merren vendime të rëndësishme.Koalicioni qeverisës në mes të LDK-së e AAK-së është parë i panatyrshëm, për faktin se në disa tema kyçe këto dy parti janë shprehur ndryshe.

Një nga to – taksa dhe reciprociteti me Serbinë. Derisa LDK ka qenë kundër, AAK njërën e ka vendosur vet e tjetrën e ka përkrahur.Megjithatë, kjo s’është parë si pengesë për të bashkë-qeverisur. Dhe sipas Kuçit, deri tani gjithçka po shkon mirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0