Ferguson tregon vlerat e tij, uron Liverpoolin për titullin e fituar

HomeSport

Ferguson tregon vlerat e tij, uron Liverpoolin për titullin e fituar

Liverpool ka triumfuar në garën e madhe për titull të kampionit në Premier League.The Reds siguruan titullin pas një humbje të Manchester Cityt ndaj Chelseas në “Stamford Bridge”. Festa ishte e madhe, aq sa kishte edhe urime nga rivalët më të urryer në Angli për faktin se kishte kohë që nuk e kishte fituar atë.Ish trajneri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka zbuluar se Sir Alex Ferguson i ka dërguar klubit një mesazh urimi dhe paqeje, me The Reds që të enjten u konfirmuan kampion të Premierligës.

Ferguson ishte pjesë e një historie të lavdishme të krijuar me Manchesterin, por natyrisht që nuk ishte i pëlqyer shumë nga tifozët e skuadrës së kuqe nga Liverpooli.“Ai na ka kontaktuar për të na uruar, ne nuk jeni në një luftë” tha fillimisht Daglish, përcjell GazetaBlic.“Ekziston një konkurrencë mes armiqve të vjetër, por në fund të vitit ju dërgoni një letër urimi për të thënë shumë mirë”.

“Kjo vazhdon dhe është një kompliment i shkëlqyeshëm. Ju mund të jeni rivalët por keni inteligjencën në mënyrë që të jeni shpirt-madh për të dërguar një letër, për të thënë urime” përfundoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0