Fatmir Laimaj i hakmerrët AAK-së për Haxhi Shalën, ja merrë kandidatin për kryetar komune në Malishevë

HomePolitike

Fatmir Laimaj i hakmerrët AAK-së për Haxhi Shalën, ja merrë kandidatin për kryetar komune në Malishevë

Kryetari i NismaSociademokrate, Fatmir Limaj, pak minuta më parë ka bërë të ditur se Nismës i është bashkuar, ish kandidati për kryetar të Malishevës, njëherit asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.Limaj e ka cilësuar ardhjen e tij në Nisma si një vlerë e shtuar për partinë, shkruan Gazeta Lajmi.

Bërja publik e këtyre antarsimeve nga vetë Limaj, po shihet se një sfidë e hapur kundrejt ish-deputetit të kësaj partie, Haxhi Shala, i cili tashmë është pjesë e AAK-së.

Shala pas kalimit në Aleancë ka marrë dhe disa anëtarë të NismaSocialdemokrate me vete .
Njoftimi i Limajt:Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend.NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0