Familjarët e të infektuarve mblidhen para QKUK-së, ankohen se nuk kanë marrë asnjë informacion për të afërmit e tyre

HomeAktualitet

Familjarët e të infektuarve mblidhen para QKUK-së, ankohen se nuk kanë marrë asnjë informacion për të afërmit e tyre

Numër i madh i pacientëve të infektuar me Coronavirus po vazhdojnë të jenë të shtrirë në QKUK, kjo pasi javën e fundit numri i rasteve është rritur në shifra alarmante.

Dhjetëra familjarë të të prekurve gjatë ditës janë mbledhur pranë klinikës Infektive duke kërkuar që t’i shohin familjarët e tyre.

Ata kanë dërguar edhe disa video në adresë të Reporteri, derisa kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë informacion për familjarët e tyre tash e disa ditë.

Mes tyre shihen edhe të moshuar, derisa në video ankohen se nuk po u jepet asnjë informacion nga askush prej klinikës.

Shqetësimi i tyre bëhet edhe më i madh me faktin se nga Klinika nxirren edhe të vdekur në arkivole dhe secili prej tyre ka mendjen te familjari i tyre.

Nga QKUK ditë më parë kanë deklaruar se rrezik për përhapjen e virusit po paraqesin edhe personat që po shoqërojnë në Klinikën Infektive pacientët e prekur me COVID-19.

Ditëve të fundit numri i të infektuarve në Kosovë është rritur në përmasa alarmante.

Aktualisht numri total i rasteve të konfirmuara është 4307, 2095 persona janë shëruar dhe kanë vdekur prej tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0