Familja e 63-vjeçares që vd.iq nga koronavirusi fajëson Spitalin e Prizrenit

HomeAktualitet

Familja e 63-vjeçares që vd.iq nga koronavirusi fajëson Spitalin e Prizrenit

Tre raste me COVID-19 janë regjistruar në Dragash. Nga komuna kërkojnë më shumë testime.

Të pajisur me rroba mbrojtëse, po varrosin 63 vjeçaren e cila vd.iq mëngjesin e së enjtes si pasojë e COVID-19.

Prezent në këtë ceremoni në Plavë të Dragashit ishin vetëm anëtarët e ngushtë të familjes.

Në mesin e tyre edhe bashkëshorti i të ndjerës i cili një ditë më parë u njoftua që kishte mposhtur luftën me koronavirusin, pas gati dy javësh në Klinikën Infektive.
Por familjarët e 63 vjeçares po thonë se e njëjta mori virusin korona pikërisht në institucionin ku do të duhej t’i ofrohej siguri maksimale.

Sipas familjes menaxhmenti i Spitalit Rajonal në Prizren duhet të marrë përgjegjësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0