Evgjenie Thaci akuzon Vjosa Osmanin se po improvizon me qëllim situata për t’u ngritur politikisht

HomeAktualitet

Evgjenie Thaci akuzon Vjosa Osmanin se po improvizon me qëllim situata për t’u ngritur politikisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi referuar asaj që ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ka hedhur akuza në drejtim të kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Sipas saj, kryetarja e Kuvendit me qëllim po krijon situata të pakëndshme në sallën e Parlamentit.

“Ftoj te gjithë deputetet ta marrin seriozisht këtë situate, dhe mos ta lëne Kuvendin qe te kthehet ne një institucion autokratik, qe përdoret per bullizem politik e per te cilin druaj se vec se ka filluar ta humbas funksionin dhe natyren e tij perfaqesuese e legjislative”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Qasja selektive ndaj gjuhes parlamentare dhe diskriminimi i deputeteve te PDK-se nga ana e kryetares se Kuvendit te Kosoves eshte e pa precedent. Sulmet verbale qe shkojne ne kufi te sulmeve fizike nga ana e disa deputeteve te Vetevendosjes ndaj deputeteve te PDK-se (siq ishte rasti i mbremshem i Fitore Pacollit ndaj Ganimete Musliut), jo vetem qe tolerohen dhe nuk denohen, por shume shpesh edhe inkurajohen. Nderkohe qe kryetarja e Kuvendit ne vend qe te drejtoje seancat ne menyre te drejt dhe te paanshme, ajo improvizon situata te cilat i perdor ne strategjine e saj te vjeter per ngritje politike: “sindroma e viktimizimit”.

Ftoj te gjithe deputetet ta marrin seriozisht kete situate, dhe mos ta lene Kuvendin qe te kthehet ne nje institucion autokratik, qe perdoret per bullizem politik e per te cilin druaj se vec se ka filluar ta humbas funksionin dhe natyren e tij perfaqesuese e legjislative.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0