Është v ra nga Policia e Kosovës javën që lamë pas, por organet e hetuesisë tash kanë arrestuar vëllanë “Qorrit”

HomePolitike

Është v ra nga Policia e Kosovës javën që lamë pas, por organet e hetuesisë tash kanë arrestuar vëllanë “Qorrit”

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u v ra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai u v ra me dy plumba, një në kokë e një tjetër në kofshë. Shala sipas organeve të hetuesisë, kishte të kaluar kriminale. Policia para vr asjes së tij, i kishte kërkuar që t’u dorëzohej organeve të hetuesisë, mirëpo 32-vjeçari kishte shtënë me armë zjarri nga ambientet e shtëpisë së tij në drejtim të zyrtarëve policorë. I ndjeri është varrosur të mërkurën e kaluar. Por, policia pak orë pas vra sjes së “Qorri”, e kishte arrestuar edhe vëllain e tij.

Vëllai i Besnikut tashmë të ndjerë përmes rrjeteve sociale kishte kanosur zyrtarë të policisë së Kosovës.

“Prizren 23.09.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social facebook ka kanosur Policinë e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin e 24 orësh të policisë së Kosovës të datës 24 shtator.

Ata janë shprehur të revoltuar me zyrtarët policorë për mënyrën se si u v ra Qorri.

“Mënyra se si u v ra familjari jon është skandaloze. As në kohë të luftës nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka qenë zgjidhje vr asja. Ai (Besniku) ka qenë në burg. Pse nuk e kanë mbajt po e kanë lëshu meqenëse ka qenë kriminel?. E me ardh me gjujtë këtu e me na i terrorizua fëmijët kjo nuk është dashtë me ndodhë. Djali nevë na shkoj”, ka deklaruar për Express familja e të ndjerit.

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0