Erdogan: Sanksionet e ShBA-së ndaj Turqisë janë a rmiqësore, do të dështojnë

HomeAktualitet

Erdogan: Sanksionet e ShBA-së ndaj Turqisë janë a rmiqësore, do të dështojnë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të mërkurën se sanksionet që i janë vendosur vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara paraqesin qëndrim a rmiqësor, por se problemet e shkaktuara nga to do të tejkalohen.

Ai shtoi se këto sanksione, të vendosura për shkak të blerjes së sistemit raketor rus “S-400”, do të dështojnë në arritjen e qëllimit të tyre, që, sipas tij, është parandalimi i zhvillimit të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën për sanksione kundër organit më të lartë turk për zhvillimin e fushës së mbrojtjes pas blerjes së sistemit ajror S-400 nga prodhuesi “Rosoboronexport”, që është eksportuesi kryesor i a rmëve në Rusia.

Në këto sanksione përfshihen ndalimi i të gjitha licencave amerikane të eksportit për të ashtuquajturën Presidencë e Industrive të Mbrojtjes si dhe ngrirja e aseteve ndaj presidentit të këtij organi, Ismail Demir, dy nënpresidentëve dhe dy punëtorëve.

Uashingtoni fillimisht ishte përpjekur që ta bindte Ankaranë për të hequr dorë nga blerja e planifikuar e sistemit rus, duke e paralajmëruar se ky sistem e rrezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake amerikane dhe atë të Turqisë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Pasi Turqia e vazhdoi planin e blerjes, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë, F-35, ndërsa i vazhdoi negociatat me Ankaranë.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se sanksionet u vendosën pasi negociatat për gjetjen e marrëveshjes dështuan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0