Erdogan nuk sprapset nga kërkimet për naftë, vjen ndërhyrja e SHBA-së

HomeBota

Erdogan nuk sprapset nga kërkimet për naftë, vjen ndërhyrja e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu kanë bërë të ditur se kanë biseduar të dielën rreth krizës shkaku i kërkimeve të naftës në një pjesë të kontestuar në Mesdheun lindor, teksa Ankaraja nuk po sprapset, me gjithë paralajmërimet nga Greqia dhe Bashkimi Evropian.

Pas takimit në Santo Domingo, Pompeo ka bërë të ditur përmes “Twitterit” se është diskutuar rreth “nevojës emergjente për uljen e tensioneve”.
Vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte bërë të ditur shtetin e tij nuk do ta ndalin kërcënimet me sanksioneve rreth pretendimeve territoriale në Detin Mesdhe.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, pas një takimi të mbajtur me kërkesë të Athinës, kanë thënë se veprimet e Ankarasë janë të rrezikshme.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë thelluar gjatë javës së fundit, kur Ankaraja dërgoi një anije të shoqëruar nga ushtria për të hulumtuar vende shpimi në afërsi të brigjeve detare të Qipros. Presidenti turk ka thënë se anija do të vazhdojë të kryej hulumtime deri më 23 gusht, duke kundërshtuar paralajmërimet e BE-së se manovrimet e Turqisë mund të çojnë deri te incidentet e rrezikshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0