“Erdhi Dita” që PDK ta akuzojë Vetëvendosjen për kapjen e shtetit

HomePolitike

“Erdhi Dita” që PDK ta akuzojë Vetëvendosjen për kapjen e shtetit

Ish-ministri i Drejtësisë, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjithë kanë besuar që Qeveria Kurti të paktën do të zgjaste një vit.

Tahiri ka thënë se ishte vetë marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së, e cila e ka përcaktuar fatin e Qeverisë Kurti.

“Që nga fillimi e kemi pa se nuk është një Qeveri e ndërtuar mbi bazën e një agjende qeveritare, mbi bazën e një programi, mirëpo në bazën e pozicionimit të njerëzve të rëndësishëm të këtyre dy partive politike.

Kur nuk ndërton qeveri në bazë të parimeve por në bazë të pazareve atëherë edhe telashet i ke në derë. Kjo qeveri nuk erdhi për të qeverisur por për t’i përmbushur egot e njerëzve të fortë të këtyre partive”, ka thënë Tahiri në Debat Plus.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0