Enver Hoxhaj tregon se pse presidenti duhet të vijë nga PDK-ja: S’japim vota për askënd tjetër

HomePolitike

Enver Hoxhaj tregon se pse presidenti duhet të vijë nga PDK-ja: S’japim vota për askënd tjetër

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

Hoxhaj në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se PDK-ja mbetet në opozitë, por do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri, raporton Gazeta Express.

“Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit… Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

“Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, theskoi ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale ia ka ndërprerë dhunshëm mandatit ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e përmendur si argument se pse ky post duhet t’i takojë PDK-së.

“Gjykata Speciale ia ka ndërprerë atij mandatin dhunshëm dhe ne duam që me votat e PDK-së ky mandat t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës dhe s’kemi vota për asnjë kandidat i cili vjen prej partive në pushtet”, tha Hoxhaj. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0