Emocionuese, kështu u kujdes i riu për nënën e tij të prekur nga COVID-19 deri në momentet e fundit të jetës së saj

HomeAktualitet

Emocionuese, kështu u kujdes i riu për nënën e tij të prekur nga COVID-19 deri në momentet e fundit të jetës së saj

Kjo pandemi, përpos të gjithave na ka kushtëzuar që t’i japim lamtumirën e fundit të dashurve tanë.

Nuk janë të paktat rastet, ku shumë familje, për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm, nuk e kanë pasur mundësinë të vizitojnë të afërmit që vuajnë nga sëmundja.
Por një i ri nga Palestina, i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital.

Mamaja e tij, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.
Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.

Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0