Emery pritet të bëhet trajner i klubit të madh spanjoll

HomeSport

Emery pritet të bëhet trajner i klubit të madh spanjoll

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka nënshkruar një marrëveshje për t’u bërë trajner i klubit të La La Ligas, Villarreal sezonin e ardhshëm, sipas gazetave spanjolle Marca dhe AS.Trajneri i Villarrealit, Javi Calleja ka kaluar një sezon me luhatje – por skuadra e tij ka fituar shtatë nga 11 ndeshjet e fundit të tyre për të përfunduar në vendin e pestë në La Liga dhe për të siguruar kualifikimin në Europa League, përcjell GazetaLajmi.

“Unë nuk di për të ardhmen time, kam ndërgjegje të qartë sepse kam bërë gjithçka që mundem për të marrë më të mirën nga ekipi im dhe ne kemi bërë atë – që të mund ta mbaj kokën lart”, tha Calleja pasi ekipi i tij fioi 4-0 ndaj Eibar të Dielën.

“Unë kam një kontratë dhe të tjerët duhet të flasin për këtë. Klubi më ka thënë që ata po mendonin të flasin me mua më vonë, pas gjithçkaje që ka dalë në media”, përfundoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0