Elvis Naçi: Vogëlushja arriti në Itali,Ndodh mrekullia me Tuanën! Shqiptarët mblodhën 50 mijë Euro

HomeAktualitet

Elvis Naçi: Vogëlushja arriti në Itali,Ndodh mrekullia me Tuanën! Shqiptarët mblodhën 50 mijë Euro

Historia e Tuanës së vogël, ka bërë që i madh e i vogël të shpërthejë në lot…

Vogëlushja 2-vjeçare të prekte në shpirt me të qarat e saj për shkak të dhimbjeve si pasojë e sëmundjes nga e cila ajo vuante…

E vogla ishte diagnostikuar me “Anemi Hetolimike Autoimune”.

Ishte nëna e Tuanës fytyrë ëmbël, ajo e cila bëri apelin, të cilit iu përgjigj humanisti i njohur Elvis Naçi.

Një spital në Itali kishte marrë përsipër kurimin e sëmundjes së vogëlushes, por ndërhyrja dhe avioni privat kushtonin 50 mijë euro.

Lajmin e madh se shuma e mbledhur prej 50 Mijë Eurosh ishte siguruar nga shqiptarët të cilët vunë dorën në zemër për jetën e vogëlushes, u bë publik nga Elvis Naçi, por ai ka bërë me dije një tjetër lajm fantastik! Tuana ka mbërritur në spitalin Gaslini në Genoa, itali dhe është gati për t’u kuruar. “Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin”,-shkruan Naçi në profilin e tij.

EMOCIONALE! FALEMINDERIT ZOT! Tuana arriti pas shume perpjekjesh ne spitalin Gaslini ne Xhenova, Itali. Nuk kam fjale…

Posted by Elvis Naçi on Tuesday, September 29, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0