Eksperti amerikan: Do të ishte e çuditshme që Kosova dhe Serbia të kthehen nga SHBA-ja pa asgjë

HomeAktualitet

Eksperti amerikan: Do të ishte e çuditshme që Kosova dhe Serbia të kthehen nga SHBA-ja pa asgjë

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan, beson se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, mund të dalin me një marrëveshje paraprake, që i hapë rrugë marrëveshjes finale.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kupchan, tha se beson se një takim i këtij formati, do të ishte e çuditshme që të organizohej në rast se gjithsecili, në fund, do të kthehej në shtëpi pa pasur çfarë të prezantojë.

“Do befasohesha shumë sikur nga takimi i Uashingtonit të dilnim me ndonjë lloj marrëveshjeje. Këto lloj arritjeje zakonisht nuk shfaqen brenda natës. Mendoj se kjo, sidomos është e vërtetë në një rast sikur të Kosovës dhe Serbisë, ku duhet që të kryen shumë detyra të shtëpisë, për të bërë gati popullatën e brendshme, përfshirjen e parlamentit si dhe krijimi i mbështetjes së brendshme për marrëveshjen. Pra, më shumë kjo është për të bërë gati tavolinën për të ecur përpara, por do të shohim.

Nga çfarë ka thënë (Richard) Grenell, ata duan që t’i fokusojnë këtu bisedime më shumë në lidhje ekonomike sesa kompromise politike. Kjo do të ishte konsistente me qasjen e administratës së presidentit (Donald) Trump në raport me konfliktin palestinezo-izraelit, ku fillimisht janë fokusuar në ndihmën ekonomike për palestinezët, pra duke krijuar kushte ekonomike për të arritur paqen. Synimi këtu është që, le të përmirësojmë ekonominë në Kosovë dhe Serbi, t’iu gjejmë njerëzve punë të mira dhe nëse kjo ndodh, do të jetë më e lehtë që të bëhet një marrëveshje politike”, u shpreh ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0