Ekspertë të institutit “Robert Koch” e vlerësojnë punën e stafit shëndetësor të Kosovës, ndaj Covidit-19

HomeAktualitet

Ekspertë të institutit “Robert Koch” e vlerësojnë punën e stafit shëndetësor të Kosovës, ndaj Covidit-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ekipin e ekspertëve të institutit “Robert Koch”, pas takimit ata dolën në një konferencë shtypi, në të cilën u vlerësua puna që është bërë nga Kosova sa i përket COVIDIT-19 , transmeton Klan Kosova.

Zemaj ka thënë edhe një herë se secili qytetar duhet të ruajë shëndetin e tij dhe të tjerëve përreth.

Ai e falënderoi edhe ekipin e ekspertëve për përvojat e tyre që kanë treguar për mjekët në vend.

“Kosova është njëra ndër shtatë vendet në botë që jemi duke menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19, rastet klinike dhe numrin e vdekjeve. E shprehi gatishmërinë në emër të MSH-së dhe të Qeverisë së Kosovës që të vazhdojmë me një disiplinë për mbikëqyrjen e masave, do të punojmë më shumë që ta risimin kapacitetin human dhe atë të infrastrukturës”.

“Po ashtu do të angazhohem vazhdimisht që ekspertët tanë të shkojnë në klinika të huaja që të ndajnë përvojat. Këto përvoja do të shërbejnë që të përmirësohen puna dhe angazhimet e shërbimeve tona”.

“I falënderoj ekipin e ekspertëve të institutit për vizitën dhe interesimin që treguan”.

kspertëve të institutit për vizitën dhe interesimin që treguan”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0