EKSKLUZIVE: Prapaskenat e”zhdukjes” së hard diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë- moment nga i cili edhe u rrëzua qeveria Kurti

HomePolitike

EKSKLUZIVE: Prapaskenat e”zhdukjes” së hard diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë- moment nga i cili edhe u rrëzua qeveria Kurti

Ishte mbrëmja e 17 marsit, kur u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri i vendit Albin Kurti, e ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti Thaçi dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, përfshirë ish- ministrin Agim Veliu- momenti që çoi edhe në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, vetëm pak javë pas zgjedhjes në Kuvend.Gjithçka ndodhi vetëm pak orë pas përfundimit të kësaj mbledhjeje.Ishte i pari Presidenti Hashim Thaçi ai i cili e mbajti një konferencë për media, ku kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Dhe vetëm pak çaste pas tij, edhe nënkryetari i LDK-së, atëherë ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e jep një deklaratë, e cila përfundimisht çon në prishjen e koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe LDK-së së Isa Mustafës.“Unë personalisht mendoj se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar me Koronavirus”.Ishte kjo deklaratë e Agim Veliut e dhënë më 17 mars vonë në mbrëmje, që e “detyroi” Kryeministrin Albin Kurti, të nesërmën ta shkarkojë atë nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Kurti në arsyetimin ndër të tjera kishte theksuar se Veliu me deklaratën e tij kishte shkaktuar panik.Për më tepër, shefi i Qeverisë e kishte akuzuar Veliun edhe për “puç” bashkë me presidentin Thaçi. “Përse Agim Veliu nuk e kërkoi gjendjen e jashtëzakonshme në mbledhje të Këshillit të Sigurisë, por jashtë saj”, kishte akuzuar Kurti.Por, se çka u bisedua në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, tashmë nuk ka as inçizim e as transkript.Kjo për faktin se në mbledhjen e datës 17 mars kishte dështuar inçizimi në diktafon dhe me teknikën që është e instaluar në këtë objektin ku i mban mbledhjet Këshilli i Sigurisë.Gazeta Blic ka parë komplet dosjen e këtij rasti.Aty thuhet fije për pe se si ka ardhur deri te dështimi i procesverbalit të kësaj mbledhjeje dhe dështimit të audio inçizimit.Në komunikimet e brendshme që ka pasur ushtrues i detyrës së Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Bekim Podrimçaku, Kastrot Dermaku, udhëheqës i sektorit të IT-së dhe Shaqir Shaqiri drejtor i Qendrës së Situatave, shihet se si erdhi deri tek dështimi i inçizimit të kësaj mbledhjeje.

Në këto komunikime thuhet se para fillimit të mbledhjes të KSK ( 17 mars) shefi i IT Kastritot Dermaku ka kontrolluar të gjitha pajiset përfshirë hardisqet dhe diktafonin për të regjistruar zërin, por që ai pas pak minutash është detyruar të largohet nga ndërtesa e qeverisë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të një kontakti që ka pasur me disa persona të konfirmuar me Covid – 19.Para kësaj date Dermaku përmes telefonit e kishte njoftuar sekretarin e KSK se nuk mund të dalë në punë deri me datë 27 mars për shkak të vetiozlimit.Si ndodhi dështimi i regjistrimit të zërit dhe process verbalitShaqir Shaqiri (drejtor i Qendrës së Situatave) i autorizuar për regjistrimin e zërit dhe procesverbalit pas dështimit të këtij procesi, bazuar në letër këmbimet zyrtare e ka pranuar se ka dështuar në regjistrimin e zërit ( i ka dështuar aparati për incizim – diktafoni), por që për pjesën tjetër të paisjeve sipas tij, ai i ka lëshuar për incizim.Sipas tij, edhe pas aktivizimit, paisjet nuk janë aktivizuar.Këtu edhe mbyllet fillimisht historia e dështimit të procesverbalit të asaj mbledhje.Por kjo çështje sërish rikthehet në vëmendjen e atyre që kanë qenë përgjegjës për regjistrimin e gjithçkaje të asaj mbledhje kur më 25 mars të këtij viti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kjo çështje sërish vihet në agjendë.Aty dikush përmend se si u “zhdukën” provat dhe dëshmitë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.Siç merr vesh Gazeta Blic, në “siklet” se kjo çështje u riaktulizua, U.D. i sekretarit të KSK, Bekim Podrimçaku kërkon që të insepktohen të gjitha ato pajisje, në kërkim të fajtorit për dështimin e tyre.Një inspektim i lehtë i paisjeve por pa sukses për të gjetur fajtorin, rekomandohet që rasti të lajmërohet në Policinë e Kosovës, gjegjësisht te sektori për kri me kibernetike për të arritur deri në një përfundim, nëse paisjet ishin prishur apo këtu kishte dorë faktori njeri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0