Ekskluzive: Këto janë katër temat e “nxehta” në takimin e nesërm ndërmjet Haradinajt- Mustafës e Hotit

HomePolitike

Ekskluzive: Këto janë katër temat e “nxehta” në takimin e nesërm ndërmjet Haradinajt- Mustafës e Hotit

Në takimin e paralajmëruar që të mbahet të enjten ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Hoti, pritet të diskutohet për katër tema të rëndësishme.Gazeta Lajmi nga burime të afërta me këto parti merr vesh se tema kryesore do të jetë ajo për dialogun Kosovë- Serbi, temë kjo që ka përplasur ashpër tash e saj jave, Haradinajn me kryeministrin Hoti.“Pos dialogut, temë tjetër do të jetë edhe posti i presidentit të Kosovës, për të cilin LDK asnjëherë nuk ka folur”, tha ky burim i Gazeta Lajmi.

Në këtë takim “kokë më kokë”, pritet që Hardinaj të marrë sqarime nga Hoti, për çështjen e emërimit të Skender Hysenit, në postin e koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë.“Menaxhimi i pandemisë Covid- 19, është poashtu njëra nga temat, që do të diskutohet ndërmjet Mustafës, Haradinajt e Hotit”, tha ky burim.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë I është përgjigjur Haradinajt për temat, të cilat ky i fundit i ka ngritur, por që takimi nuk u mbajt për shkak se kryeministri kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pikërisht, në ditën kur Hoti u kthye në zyrë, përgjigja e Mustafës është që ata do të takohen.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar për një takim ndërmjet liderëve të koalicionit qeverisës.Sipas njoftimit të lëshuar për media, thuhet se në këtë takim, i pranishëm në takimin e liderëve të koalicionit (Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj) do të jetë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim për media.Ky takim, vjen pas përplasjeve që kishin tash e sa javë AAK dhe LDK, në lidhje me procesin e negociatave të zhvilluara në Bruksel.

Ramush Haradinaj ishte “hatëruar” kur Avdullah Hoti kishte emëruar koordinator shtetëror për dialog, Skender Hysenin, duke përjashtuar Selim Selimin e AAK-së, nga ky process.Përveç kësaj, AAK ka lëshuar akuza ndaj qeverisë Hoti për rastin e fundit, për hyrjen e xhandarmërisë në Karaçevë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0