Ehat Miftaraj: Shkarkimi i drejtorit të ATK-së, “i kundërligjshëm”

HomeAktualitet

Ehat Miftaraj: Shkarkimi i drejtorit të ATK-së, “i kundërligjshëm”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se rasti i drejtorit të ATK-së është rasti “më përfaqësues i kapjes së shtetit përmes shkarkimit të kundërligjshëm nga Qeveria Hoti në muajin tetor të vitit 2020, dhe anulimin e këtij vendimi nga një organ i emëruar nga Kuvendi i Kosovës, siç është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në fund të dhjetorit të vitit 2020, duke e konsideruar vendimin e qeverisë të kundërligjshëm”.

Sipas Miftarajt, “po vërehet tendenca e kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti që përmes vendimeve të pabazuara dhe në raste të kundërligjshme, të zaptojë dhe kontrollojë çdo pozitë, e cila lidhet me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”.

“Këto vendime janë arbitrare, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përmes së cilave cenohet rëndë parimi i su ndimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”, tha Miftaraj.

Zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, nuk ka dashur të komentojë këto akuza.

Miftaraj thotë se pozitat e drejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës së Kosovës nuk do të duhej të ishin subjekt i l uftës politike në mes të partive politike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0