“Efekti” Isa Mustafa: Nga 4 deputetë të LDK-së që ishin kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm 2

HomePolitike

“Efekti” Isa Mustafa: Nga 4 deputetë të LDK-së që ishin kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm 2

Edhe pse ishin katër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, dy prej tyre duket se kanë ndryshuar mendje për koalicionin e ri që ka lidhur partia e tyre me AAK e Nisma.Gazeta Blic nga burime Brenda LDK-së ka marrë vesh se pos kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli, të gjithë deputetët tjerë nga kjo parti do ta votojnë Qeverinë Hoti.“Nga katër deputetë sa ishin kundër koalicionit të LDK-së me AAK-në e Nismën, gjegjësisht kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm dy kundër. Pra, kundër janë Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli. Ndërkaq, për do të votojnë Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, ndonëse fillimisht kundërshtuan qeverinë me AAK-në e Nismën”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka arritur që ta bindë Rexhepin e Shalën që ta votojnë të nominuarin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hotin.Ndërsa, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me votimin e qeverisë Hoti që pritet të bëhet nesër.Ai nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë pro apo kundër votimit të kësaj qeverie por ka theksuar se gjithçka do të merret vesh nesër.

“Mbetet nesër në seancë parlamentare me vendos atje me krejt kolegët, e lemë për nesër”, ka thënë shkurt Rexhepi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0