Efekti i parë i reciprocitetit të Qeverisë Kurti, nga Merdari kthehet një kamion me mall nga Serbia

HomeAktualitet

Efekti i parë i reciprocitetit të Qeverisë Kurti, nga Merdari kthehet një kamion me mall nga Serbia

Nga kalimi administrativ në Merdar sot herët është kthyer nj kamion i mbushur me mallra nga Serbia qendrore ka njoftuar RTS, kjo praktikisht do të thotë se ka nis aplikimi i masave të reja të “reciprocitetit” të miratuara nga Qeveria e Kosovës, shkruan “Telegraf”, transmeton GazetaLajmi

Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin për vendosjen shkallë shkallë të “reciprocitetit” për mallrat serbe që plasohen në tregun e Kosovës duke vlerësuar se “ barrierat e Serbisë po vazhdojnë dhe dëmtojnë importuesit dhe eksportuesit nga Kosova dhe shkaktojnë deficit tregtar për Kosovën”.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimit të masave të qeverisë për raportet tregtare me ndërmarrjet serbe është ndaluar importi nëse në dokumentet e prodhimeve industriale nuk qëndron emërtimi “Republika e Kosovës”, apo nëse si thuhet në vendimin e qeverisë “është në kundërshtim dhe mohon sovranitetin dhe pavarësinë”.

“Agjencia për ushqim edhe veterinari është e obliguar që të shfrytëzoj stemën edhe emrin e Republikës së Kosovës në certifikatat fitosanitare, ndërsa subjekteve ekonomike nga Serbia duhet të ju sigurohet leje hyrje për secilin mjet transportues që hyn në Kosovë në zyrën për ndërlidhje të Kosovës me Serbi” thuhet në vendim.

Vendimi mbetet në fuqi përderisa nuk ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës dhe subjektet ekonomike të themeluara sipas ligjeve serbe nuk mund të pranohen nëse nuk janë në harmoni me ligjin për tregti shoqërore.
Ministri i jashtëm Daçiq ka thënë se kjo për Serbinë është ky është akt i papranueshëm i Prishtinës që ndalon futjen e mallrave serbe pa dokumentin me emërtimin “”Republika e Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1